Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje Izraelit që “menjëherë të ndalë këtë çmenduri” dhe t’i japë fund sulmeve ndaj caqeve në Gazë, pasi forcat izraelite intensifikuan sulmet ajrore, detare dhe tokësore në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi.
“Bombardimet izraelite në Gazë u intensifikuan mbrëmë dhe sërish shënjestruan gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm, duke përkeqësuar krizën humanitare”, shkroi Erdogan në X, që më herët njihej si Twitter.
“Izraeli duhet që menjëherë të ndalë këtë çmenduri dhe sulmet e tij”.
Izraeli është zotuar për pushtim të mundshëm tokësor të Gazës pasi militantët e Hamasit më 7 tetor kryen sulme në jug të Izraelit duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë mbi 200 pengje.
Mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë sulmeve hakmarrëse të Izraelit, përfshirë edhe afër 3.000 fëmijë, sipas autoriteteve në Gazë.
Erdogan po ashtu inkurajojë një dalje më masive në një tubim në mbështetje të palestinezëve në Stamboll të paralajmëruar për sot nga partia AKP.
Gjatë dy dekadave në pushtet, Erdogan vazhdimisht ka pasur qëndrim në mbështetje të palestinezëve, por vitin e kaluar ai po ashtu vendosi të përmirësonte raportet diplomatike me Izraelin dhe në shtatorin e kaluar u takua për herë të parë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Megjithatë, më herët gjatë javës ai anuloi një vizitë të planifikuar në Izrael, duke thënë se shkak i anulimit është lufta “çnjerëzore” kundër militantëve të Hamasit në Gazë, që ai i përshkroi jo si grup terrorist, por si “çlirimtarë” që luftojnë për tokën e tyre. Këto deklarata të tij u dënuan nga Qeveria izraelite./rel
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...