Presidenti rus, Vladimir Putin, u la të priste për rreth një minutë në këmbë në një dhomë para gazetarëve, ndërsa priste të takonte homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Pamjet e marra përpara takimit të së martës tregojnë Putinin duke lëvizur, duke i lëkundur këmbët para kamerave për gati një minutë përpara se të shfaqej Erdogan, raporton “The Guardian”
Situata në të cilën u gjend Putini ishte “një terren i panjohur” për të, sepse prej vitesh ai ka pasur reputacionin e një lideri që shpesh i lë liderët në pritje të tij.
Disa madje e kanë quajtur këtë lëvizje të Erdoganit si “hakmarrje të vogël” për takimin në Moskë në vitin 2020, kur Erdogan e priti aq shumë Putinin, saqë në një moment vendosi të ulet.
Mediat turke raportuan në atë kohë se Erdogan dhe rrethi i tij u poshtëruan pasi u detyruan të prisnin jashtë në një paradhoma në pamjet e shpërndara gjerësisht nga mediat ruse.
“Ato 50 sekonda që Erdogani e bëri Putinin të priste, duke u dukur i hutuar para kamerave, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar pas Ukrainës”, ka shkruar në Twitter, Joyce Karam, korrespondente e lartë në organizatën mediatike të Lindjes së Mesme “National News”.
Udhëtimi në Iran është udhëtimi i parë i Putinit jashtë Rusisë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Gjatë vizitës së tij në Teheran, Putin ka zhvilluar gjithashtu takimin e tij të parë ballë për ballë që nga fillimi i agresionit me një udhëheqës të NATO-s, Recep Tayyip Erdogan.
Aty është pritur të diskutuar për një marrëveshje që do të rifillonte eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi, si dhe paqen në Siri./arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...