Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të tërheqin trupas e saj ushtarake nga qyteti kurd i Manbij në Sirinë veriore, dukë kërcënuar përsëri për një konfrontim me forcat amerikane.
Duke folur për një konventë parlamentare të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet, Erdogan tha se ish-presidenti amerikan, Barack Obama e mashtroi atë mbi Manbinjin, duke kujtuar se amerikanët kishin premtuar se forcat kurde do të evakuohen pas mposhtjes së Shtetit Islamik, transmeton portali arbresh.info
“Mbi 90 përqind e Manbij është tokë arabe. Pse ata janë ende aty? Eja pra, largohuni”, tha Erdogan, duke shtuar se Donald Trump po ndjek hapat e Obamës.
Ankaraja i quan njësitë mbrojtëse të popullit kurd të armatosur nga SHBA-të “terroristë” .
Në fillim të fushatës kundër kurdëve sirianë, Turqia kishte pohuar se 55 përqind e Afrin është arabe dhe se kurdët janë sjellë “nga një vend tjetër”.
Zyrtarët kurdë nga Siria dhe Turqia interpretuan vërejtjet e Erdogan si një kërcënim për pastrimin etnik në rrethin e izoluar kurd./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...