Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka nisur një “luftë” të re kundër Shteteve të Bashkuara, duke kritikuar për mbështetjen për luftarët kurdë në Siri dhe duke akuzuar vendin për “strehimin e një terroristi”.
Në një fjalim të ashpër drejtuar guvernatorëve rajonalë në Ankara, Erdogan ka akuzuar SHBA-të për sakrifikimin e marrëdhënieve me Turqinë, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
Tensionet mes Turqisë dhe SHBA-ve u rritën ndjeshëm pasi autoritetet turke arrestuar punëtorin e konsullatës amerikane, Metin Topuz, me akuzat se kishte lidhje me një “organizatë terroriste”.
“Vendimi i ambasadës amerikane për pezullim të vizave dhe deklratat që pasuan nuk janë të drejta dhe as të vërteta”, tha Erdogan.
Ai më pas akuzoi SHBA-të se po “armatos terrorristët kurdë në Siri”, ndërsa ka prentenduar se Amerika ka dërguar rreth 3,500 kamionë me armë, dukë përfshirë edhe armë të rënda për kurdët.
Shtetet e Bashkuara kanë mbështur hapur YPG-në dhe gjatë këtij viti kanë marrë vendim që t’i furnizojnë më armë militantët e saj.
YPG është shtylla kurrizore e një koalicioni që mbështet nga SHBA-të dhe që ka për qëllim mposhtjen dhe largimin e ISIS-iy nga Siria.
Ankaraja është e shqetësuar se kurdët mund të bëjnë fitime territorial pranë kufirit turk./arbresh.info/
Ronaldo e nis vitin me gol, shënon nga penalltia
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
Llapi rikthen gardianin Coric