Hagia Sophia e Stambollit – një katedrale e epokës bizantine që tani shërben si muze – mund të rikthehet në xhami, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ai i bëri komentet gjatë një interviste televizive, në prag të zgjedhjeve lokale të 31 marsit.
Ish-katedralja bizantine është konvertuar në xhami pas pushtimit osman të Stambollit – i njohur atëherë si Konstandinopojë – në vitin 1453.
Themeluesi laik i Turqisë e ka rikthyer ndërtesën në një muze, në vitin 1935.
Ajo tërheq tani miliona turistë çdo vit.
Sugjerimi se ajo mund të rikthehet në xhami, nxiti zemërim në Greqi.
“Nuk është vetëm një tempull i madh i krishterimit – më i madhi për shumë shekuj. Ai po ashtu i takon njerëzimit. Është njohur si pjesë e trashëgimisë kulturore globale nga UNESCO (Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara)”, tha ministri i Jashtëm grek, George Katrougalos.
“Andaj, vënia në pikëpyetje e këtij statusi nuk është vetëm fyerje ndaj ndjenjave të të krishterëve, është fyerje ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar”, tha ai.
Vetë Erdogan recitoi lutje brenda Hagia Sophias vitin e kaluar.
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër