Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke kujtuar grusht shtetin para 61 viteve, tha se grusht shtetet ishin përpjekje për të ndaluar vendosjen e prioritetit të vullnetit kombëtar në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan mbajti një fjalim në përvjetorin e grusht shtetit të vitit 1960 në një takim të anëtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në “Ishullin e Demokracisë dhe Lirisë” në ishullin Yassiada, që ndodhet në Detin Marmara.
Bëhet fjalë për një ishull ku anëtarët e Partisë Demokratike u gjykuan në vitin 1960, përpara një gjykate speciale të formuar nga junta ushtarake pas kryerjes së grusht shtetit më 27 maj para 60 vitesh. Gjyqi rezultoi në ekzekutimin e dy ish-ministrave dhe kryeministrit Adnan Menderes.
Ishulli është shndërruar në një memorial që hap vitin e kaluar kushtuar Adnan Menderesit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ku ndodhet një muze, dhoma përkujtimore dhe ekspozita të tjera që tregojnë detaje të njërës nga periudhat më të errëta të Turqisë moderne.
“Grusht shteti i vitit 1960, i pari në serinë e grusht shteteve për shkak të të cilave Turqia pagoi çmime të larta, ende është një plagë e hapur në zemrën e kombit tonë, pavarësisht nga fakti që kanë kaluar 60 vjet”, tha Erdoğan.
Erdoğan kujtoi se puçistët nuk u larguan nga asgjë, madje as nga vënia e zjarrit në të gjithë vendin për hir të ambicieve të tyre, nga shkatërrimi i demokracisë dhe zhvillimit të Turqisë. Siç tha ai, ky ishte rasti me të gjitha puçet, përfshirë përpjekjen për grusht shteti në natën e 15 korrikut 2016, të cilin tentoi ta realizonte organizata terroriste FETO e cila përmes subjekteve të saj u infiltrua në institucionet shtetërore, kryesisht në ushtri, dhe e cila u kundërshtua nga populli turk.
Erdoğan njoftoi aktivitete intensive për harmonizimin e tekstit të Kushtetutës së re të Turqisë deri në fund të vitit 2021.
“Do të jetë jashtëzakonisht pozitive miratimi i Kushtetutës së re të Turqisë me një shumicë të madhe në parlament, e pastaj t’ua japim qytetarëve për të vendosur”, tha presidenti turk, duke theksuar se nëse nuk ka konsensus të gjerë mbi një Kushtetutë të re, do të mbahet referendum.
Presidenti i Turqisë gjithashtu vuri në dukje sukseset e vendit të tij në gjetjen e rezervave të reja të burimeve natyrore të energjisë, kryesisht gazit natyror.
“Turqia zbuloi naftë në tre puse të reja në muajin e fundit, ne filluam prodhimin e naftës nga puset që dikur ishin betonuar më parë me arsyetimin se ishin bosh”, tha Erdoğan.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit