Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi Greqinë për provokimin e aeroplanëve turk që kryejnë misione zbulimi mbi Egje dhe Mesdheun Lindor, duke e quajtur atë një “akt armiqësor”.
“Greqia ka sfiduar NATO-n dhe aleatët e saj duke rritur qëndrimin e saj armiqësor, i cili filloi me provokimin e hapësirës ajrore dhe avionëve tanë dhe u përshkallëzua në nivelin e bllokimit me radarë S-300”, tha presidenti Erdogan, përpara një koncerti me rastin e festimit të njëqindvjetorit të Ditës së Fitores së shtetit turk në kompleksin presidencial në Ankara.
“Greqia as nuk krahasohet me ne e as nuk mund të bëhet palë për ne politikisht, ekonomikisht apo ushtarakisht”, shtoi presidenti Erdogan.
Duke përmendur veprimet e fundit të Greqisë, ai u shpreh se “Ne jemi kureshtar të dimë reagimin e SHBA-së ndaj provokimit të sistemit grek të mbrojtjes ajrore ndaj avionëve turq”.
Turqia, një anëtare e NATO-s, ka kritikuar shpesh aleancën ushtarake, përfshirë SHBA-në, se nuk e mbështet atë sa duhet në mosmarrëveshjen e saj territoriale me Greqinë në ishujt në Egje dhe çështjen e eksplorimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.
30 Ağustos Zafer Bayramı Konserihttps://t.co/mxu05VEExw
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) August 30, 2022
Erdogan tha më tej se veprimi grek për të krijuar baza në ishujt e Egjeut nuk ka ndonjë rëndësi për Turqinë.
I pari i shtetit turk gjithashtu kritikoi “qëndrimet armiqësore të të ashtuquajturve aleatët tanë kundër Turqisë, apo mbështetjen që ata u japin atyre që shfaqin qëndrime të tilla”.
Në lidhje me sistemin e arsimit dhe trajnimit ushtarak, ai tha se vendi tani ka “braktisur plotësisht” sistemin “të dëmtuar nga mentaliteti puçist për 70 vjet”.
“Zhvillimet globale dhe rajonale tregojnë se ne duhet të përforcojmë ushtrinë tonë me personel më të kualifikuar dhe më shumë trupa”, tha ai, duke shtuar se Turqia do të përdorë të gjithë “energjinë, përqendrimin dhe mundësitë e saj për këtë çështje në të ardhmen”.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...