Google ADS

Erdogan “godet” Perëndimin: Po bën skenar të ndotur për të ndarë botën islame

22:22 | 22 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Perëndimi po eksporton elementet më të këqija në vendet islamike, në përpjekjë për të siguruar të ardhmen e vet, ka deklaruar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai ka pohuar se islamofobia, neo-nazizmi dhe racizmi po zëvendësojnë vlerat e tilla si “demokracia” dhe “të drejtët e njeriut” në Perëndim, transmeton portali arbresh.info

“Mosrespektimi ndaj dhunës që po ndodh në Siri, trajtimi çnjerëzor i refugjatëve dhe gjenocidi i Rohingya, kanë zbuluar fytyrën e vërtetë të Perëndimit”, tha Erdogan.

Erdogan ka paralëjmruar se “po realizohet një skenar për ndarjen  e botës islame, myslimanëve dhe për shkatërrimin e vlerave të tyre.

Pavarësisht se është anëtar i NATO-s dhe aleat i fortë perëndimor për dekada, Turqia ka pasur marrëdhënie të tensionuara me SHBA dhe BE-në gjatë viteve të fundit.

Në mesin e shumë çështjeve, përplasja me Uashingtonin ka ndodhur kryesisht nga mungesa e vullnetit të Uashingtonit për të ekstraduar klerikun Fetullah Gulen në Turqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme