Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i është përgjigjur kritikave të Gjermanisë, duke thënë se Deniz Yucel, ishte ‘agjent gjerman’ dhe ‘pjesëtar i PKK-së’.
“Kjo nuk ka të bëjë aspak me atë se është arrestuar korrespondenti i Die Welt”, ka thënë ai në Stamboll, transmeton portali arbresh.info.
“Arrestimi i tij ka të bëjë se ai qëndronte i fshehur në ambasadën gjermane, përderisa ai ishte agjent gjerman dhe anëtar i PKK-së”, ka shtua ai.
Një burim nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë për Reuters, ka thënë se është absurd përshkrimi që ka bërë Erdogan.
Erdogan shtoi se kishte kërkuar nga kancelarja Angela Merkel ‘që terroristët t’i dorëzohen Turqisë’, ndërsa ka shtuar se drejtësia do të jetë e paanshme dhe e pavarur në rastin e të gazetarit në fjalë./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...