Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Gaza është tokë e Palestinës dhe e palestinezëve, dhe se do të mbetet e tillë pafundësisht.
Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, Erdogan mori pjesë në programin hapës të Sesionit të 39-të Ministror të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) që po mbahet në Qendrën e Kongreseve në Stamboll.
Sipas tij, OBI-ja, qëllimi themelues i së cilës është mbrojtja e çështjes palestineze, u ofron atyre një bazë të rëndësishme në zhvillimin e përpjekjeve me një zë dhe një trup.
Duke folur rreth sulmeve të Izraelit drejt Gazës, ai tha se çdo dy nga tre persona të martirizuar në Gaza përbëhen nga fëmijë, foshnja dhe gra, ndërsa numri i banorëve të zhdukur të Gazës ka shkuar në mbi 6.500.
“Ata që përpiqen të heshtin përballë vdekjes së kaq shumë të pafajshmëve, madje edhe e legjitimojnë duke u justifikuar me Hamasin, s’u ka mbetur fjalë për të thënë”, u shpreh ai.
Ndërsa duke folur për rezolutën e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti turk tha: “Nga njëra anë, janë 121 shtete që thonë ‘Le të ndalet lufta, të mos derdhet më gjak’, e nga ana tjetër janë 3-5 shtete që i japin ‘çek bosh’ Izraelit”.
“Gaza është tokë e Palestinës, është e palestinezëve dhe do të mbetet ashtu pafundësisht”, theksoi ai.
Mes tjerash, presidenti Erdogan komentoi edhe çështjen e armëve bërthamore të Izraelit.
“Nuk do të lejojmë të harrohet çështja e armëve bërthamore, ekzistimin e të cilëve Izraeli e pranon. A ka Izraeli bombë atomike? Kanë, por nëse i pyesim, thonë se nuk kanë”, tha ai.
“Rruga për paqe në rajonin tonë kalon nga themelimi i shtetit palestinez. Ne jemi të gatshëm për çdo përgjegjësi, përfshirë atë të garantuesit, për sigurimin e paqes”, theksoi presidenti turk. /AA/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...