Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Francën se “po i jep krah” terrorizmit, duke I pritur ata në pallatin Elysse.
Ai ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve anëtarë të NATO-s janë përkeqësuar që nga momenti kur Franca ka shprehur mbështjetjen për Forcat Demokratike Siriane, transmeton portali arbresh.info
“Franca po i nxit terroristët duke i pritur ata në pallatin presidencial dhe për aq kohë sa ata të mbështesin terroristët, Perëndimi do të mbytet”, tha Erdogan para mbështetësve të tij në Denizli.
Muajin e kaluar, Turqia tha se Franca ka premtuar se do të ndihmojë në stabilizimin e situatës në veri të Sirisë, në rajonin që kontrollohet nga kurdët, por ajo “arriti të mbështesë terrorizmin dhe në këtë formë është kthyer në një objetiv të Turqisë./arbresh.info/
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi