Erdogan: “Fati i muslimanëve në botë jo në duart e 5 vendeve”

14:25 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Duke folur në ceremoninë e hapjes së Samitit të Kuala Lumpur, Erdoğan, përsëriti se bota është më e madhe se pesë, duke iu referuar pesë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Fati i 1.7 miliardë muslimanëve në botë nuk është më në duart e pesë anëtarëve përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Duke folur në ceremoninë e hapjes së Samitit të Kuala Lumpur në kryeqytetin e Malajzisë, Erdoğan, përsëriti se bota është më e madhe se pesë, duke iu referuar pesë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, fuqia e vetos së të cilave mund të jetë katastrofike për kombet më të vogla.

“Fati i muslimanëve në botë jo në duart e 5 vendeve”

“Bota është më e madhe se pesë” është një parullë e famshme e përdorur në mënyrë të përsëritur nga Erdoğan për të kritikuar anëtarët përhershëm të OKB-së, që janë Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-të.

Erdoğan po ashtu tha se Turqia nuk i është përkulur presionit për të heshtur atë, përfshirë tentimin për grusht shteti, terrorin ekonomik dhe shpifjet.

“Derisa ata përpiqen të heshtin Turqinë, ne insistojmë t’i kushtojmë vëmendje Palestinës, Gazës, Rohingya, Libisë, Somalisë dhe Sirisë”, tha ai.

Në ceremoninë e hapjes, emir i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, presidenti iranian, Hassan Rouhani si dhe nikoqiri, kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, mbajtën fjalime.

Qindra zyrtarë qeveritarë, biznesmenë, përfaqësues të shoqërive civile dhe ekspertë nga sektorë të ndryshëm në të gjithë botën muslimane marrin pjesë në samit./AA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme