Presidenti i Turiqsë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka falënderuar vendet dhe organizatat që mbështetën Turqinë në luftën kundër zjarreve që e kapluan vendin që një javë.
Ai ka thënë se Turqia do t’i kapërcejë këto kohë të vështira sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan Anadolu Agency.
“Falënderoj në emër të kombit tim të gjitha vendet dhe organizatat mike që kanë dhënë mbështetjen e tyre, kanë dërguar fjalë të mira dhe ngushëllime, si dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në luftën tonë kundër zjarreve në pyje”, ka shkruar Erdogan në Twitter.
Presidenti turk ka falënderuar presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për mbështetjen e plotë që ia kanë dhënë shtetit të tij në këtë kohë të vështirë.
Qeveria turke ka thënë se shumica dërrmuese e zjarreve në pyje janë nën kontroll.
Të paktën tetë persona kanë vdekur, ndërsa zjarrfikësit, vendasit dhe vullnetarët po punojnë pa u lodhur për të vënë nën kontroll flakët.
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...