Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka fajësuar krizën energjetike të Europës për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës – një linjë e ndjekur nga vetë Kremlini, shkruan The Guardian, transmeton arbresh.info
Ai tha se kombet europiane “po korrnin atë që mbollën” duke vendosur kufizime ekonomike ndaj Rusisë, raporton Agence France-Presse.
“Qëndrimi i Europës ndaj Putinit, sanksionet e sollën Putinin në këtë pikë: “Nëse ju bëni këtë, unë do ta bëj atë,”. Ai po përdor të gjitha mjetet dhe armët e tij. Gazi natyror, për fat të keq, është një prej tyre,” tha Erdogan.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov fajësoi për ndërprerjen e dërgesave të gazit nga Rusia në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream “sanksionet që u vendosën kundër vendit tonë”.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja