Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur mbi keqtrajtimet që ka bërë policia greke ndaj refugjatëve që tentuan të kalonin kufirin për të hyrë në vendet e BE-së.
Erdogan e ka krahasuar policinë greke me ato naziste, duke thënë se do të denonconte veprimin e Greqisë në platformat ndërkombëtare, transmeton portal arbresh.info
Në fjalimin e tij të përjavshëm para deputetëve, Erdogan tha se nuk do të ketë asnjë ndryshim në politikat qeverisëse të tij mbi emigrantët që duan të kalojnë nga Turqia për në vendet e Bashkimit Europian, pasi sipas tij BE-ja duhet të përmbushë detyrimet e përcaktuara nga marrëveshja e nënshkruar e vitit 2016.
LEXO EDHE: Gjermania do të pranojë fëmijët refugjatë në Greqi që kanë nevojë për mbrojtje
Mijëra refugjatë dhe migrantë u masakruan në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, pasi qeveria turke tha muajin e kaluar se do të hapë kufijtë për të gjithë ata që duan të shkojnë në vendet e BE-së.
Erdogan tha se veprimet e Greqisë kanë rezultuar me vdekjen e katër migrantëve dhe me plagosjën e një mijë të tjerëve. Greqia ka mohuar akuzat për keqtrajtimin e tyre.
“Sjellja e policisë greke nuk ka dallim me atë që kanë bërë nazistët”, tha Erdogan. “Të hapësh zjarr, të lëshosh gaz lotsjellës dhe të përdorësh ujë të vluar mbi njerëz të pafajshëm, qëllimi i vetëm i të cilit është të shpëtojnë jetën e tyre dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre është barbare në kuptimin e vërtetë të fjalës”.
Sipas marrëveshjes për vitin 2016, Bashkimi Europian i ka ofruar Turqisë deri në 6 miliardë euro ndihmë për refugjatët dhe migrantët sirianë që janë larguar nga zonat e luftës civile.
Turqia deri me tani ka pranuar rreth 3 milionë refugjatë sirianë./arbresh.info/
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...