Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka shpallur sot një operacion për ta rimarrë kontrollin në provincën Idlib në pjesën veriore të Sirisë, që është nën kontroll të kryengritësve.
Turqia e ka shtuaar praninë e saj ushtarake përgjatë kufirit me Sirinë, pasi ishte pajtuar me Rusinë dhe Iranin, për të punuar për armëpushim në rajon.
“Ne po ndërmarrim hapa të rinj për të pasur siguri në Idlib”, tha Erdogan në fjalimin në televizion, dhe ka shtuar se “sot, një operacion shumë serioz po vazhdon në Idlib dhe kjo do të vazhdoj”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas fjalimit televiziv në qytetin Afion, Erdogan tha se ushtarët e Turqisë nuk janë ende në Idlib dhe se ushtria po i mbështet forcat e Armatës së Lirë të Sirisë, nga brendësia e kufirit të Turqisë.
Pjesa më e madhe e Idlibit është nën konroll të militantëve të linjës së fortë, përfshirë grupet e ndërlidhura me al-Kaidën, që aktualisht është fraksioni më i fuqishëm në këtë provincë. Ky franskion më parë ishte i njohur me emrin, Fronti Al-Nusra./rel
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...