Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar kancelaren gjermane, Angela Merkel mbështetë terroristët.
“E nderuara Merkel, ti mbështetë terroristët”, ka thënë Erdogan gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për rrjetin A Haber.
“Zonja Merkel, pse po i fsheh terroristët në vendin tënd?… Pse nuk po bën asgjë”, ka thënë Erdogan, duke akuzuar Berlinin se nuk po përgjigjet për 4,500 dosjet e dërguara nga Ankaraja për të dyshuarit për terrorizëm.
Erdogan gjithashtu ka akuzuar televizioni shtetëror gjerman për mbështetje “të organizatave terroriste” dhe për përhapje të propagandës kundër sistemit presidencial.
Ai nuk tha saktësisht se cilat janë organizatat terroriste por duket se këto komente janë referencë për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), grup të cilin Turqia dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë terrorist.
Komentet e Erdoganit vijnë në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Ankarasë dhe vendeve të tjera evropiane, për shkak se disa vende kanë anuluar tubimet e ministrave turq për një referendum që zgjeron kompetencat e Erdoganit.
Javën e kaluar, Erdogan i krahasoi me “praktika naziste”, vendimin për anulim të disa tubimeve politike të zyrtarëve të Turqisë, në qytetet gjermane.
Referendumi për ndryshime kushtetuese në Turqi, pritet të mbahet në muajin prill.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...