Google ADS

Erdogan: Do t’i kundërpërgjigjemi SHBA’së për sanksionet

00:39 | 21 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot shprehu kritika mbi kërcënimin e sanksioneve amerikane ndaj kompanive turke të përfshira në projektin e gazjellësit si një “shkelje e të drejtave tona”.

“Tani ata thonë ‘ne do të vendosim sanksione ndaj Rrjedhës Turke’”, u tha Erdoğan gazetarëve në Malajzi, ku mori pjesë në Samitin e Kuala Lumpurit të kësaj jave të udhëheqësve të botës muslimane.

“Kjo është një shkelje e plotë e të drejtave tona”, tha Erdoğan, duke u zotuar se Turqia do të kundërpërgjigjet me sanksione ndaj SHBA-ve, përcjell AA.

Buxheti mbrojtës i miratuar nga Kongresi përfshinte sanksione ndaj kompanive të përfshira në “Rrjedhën Veriore 2” si dhe projektin “Rrjedha Turke”, duke argumentuar se projektet do ta bëjnë Evropën të varur nga Rusia për energji.

Projekti “Rrjedha Veriore”, operacional që nga viti 2011 me një kapacitet vjetor prej 55 miliardë metra kub, sjell gazin rus direkt në Gjermani përmes Detit Baltik.

“Rrjedha Veriore 2”, e kryesuar nga ndërmarrja shtetërore ruse e energjisë Gazprom, është pothuajse e përfunduar dhe ka të njëjtin kapacitet vjetor, pothuajse paralel me rrugën e parë të gazsjellësit.

Së bashku do të plotësojnë kërkesat vjetore të gazit të një çerekut të kontinentit evropian.

Gazsjellësi “Rrjedha Turke” ka një kapacitet të përgjithshëm prej 31.5 miliardë metra kub, nga të cilat linja e parë do të ketë një kapacitet prej 15,75 miliardë metra kub gaz rus për konsumatorët turq. Linja e dytë do të transportojë një tjetër 15.75 miliardë metra kub gaz në Evropë përmes Turqisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme