Erdogan do të vizitojë sot qytete të tjera të goditura nga tërmeti

11:10 | 9 Shkurt 2023
K.B

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë të enjten edhe tre zona të tjera që u dëmtuan nga tërmeti shkatërrues i së hënës në Turqinë jugore.

Erdogan do të vizitojë qytetet jugore Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis, të vendosura pranë kufirit me Sirinë.

Të mërkurën, Erdogan vizitoi një qendër ndihme emergjente të ngritur nga agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive pranë epiqendrës në rrethin e Pazarcik, si dhe përpjekjet e ndihmës në provincat Adana, Hatay dhe Kahramanmaras.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për shenja jete në rrënojat e mijëra ndërtesave, qe pa pas nje nga termetete më vdekjeprurës në botë në nje 100 vitet e fundit.

Deri tani shifrat flasin per 16,000 jetë te humbura nga termeti. /euronews

Të ngjashme