Erdogan do të takohet me Putinin të hënën për bisedimet mbi Sirinë

13:26 | 14 Shtator 2018
Arbresh.info

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin të hënën për shqetësimet në rritje rreth një sulmi të pushtetit sirian në provincën Idlib, tha Ankaraja.

“Presidenti Erdogan do të takohet me Putin të hënën,” tha ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu në një konferencë shtypi televizive të premten. Takimi do të mbahet në qytetin rus Sochi, një zyrtar turk tha për AFP. Cavusoglu ishte duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij pakistanez. Ankara po punon për të arritur një armëpushim në veriperëndim të Sirisë dhe është gati për bashkëpunim për të luftuar grupet terroriste në zonën Idlib, sipas Cavusoglu.

Kremlini tha të premten se takimi në mes Putinit dhe Erdoganit në Sochi do të mbahet më 17 shtator./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme