Erdoğan do të takohet me Putinin për Idlibin

16:29 | 14 Shtator 2018
Arbresh.info

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Sochi të hënën për të gjetur një zgjidhje të konfliktit sirian, si pjesë e përpjekjeve të Ankarasë për të shmangur një operacion të plotë ushtarak në Idlib.

Takimi i Erdoğanit me homologun e tij rus është njoftuar nga ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu gjatë vizitës së tij në Pakistan, transmeton portali arbresh.info.

Turqia është duke bërë përpjekje intensive diplomatike për të shmangur një operacion të plotë ushtarak nga Bashar al-Assad në Idlib.

Takimi me Rusinë, një nga mbështetësit kryesorë të Assadit, do të shtojë përpjekjet diplomatike të Ankarasë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme