Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë nesër Qipron Veriore, e cila në vitin 1983 e shpalli veten Republika Turke e Qipros Veriore. Ajo njihet vetëm nga Turqia. Erdogam ka thënë se do të japë “lajme të mira” në shtetin e shkëputur.Por vizita mund të nxisë më tej tensione mbi ishullin e ndarë të Mesdheut Lindor. Të martën, Erdogan do të marrë pjesë në një ngjarje që shënon 47 vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të Turqisë – parë si një pushtim nga grekët qipriotë.
“Shpresoj se do të japim mesazhe në mënyrën më të mirë të mundshme për vendosjen e paqes botërore në ishull”, tha ai, raportojnë mediat e huaja më saktësisht, Aljazeera.
Ishulli i Qipros është ndarë që nga viti 1974, kur Turqia ndërhyri ushtarakisht në përgjigje të një grushti shteti të mbështetur nga Greqia. Turqia tha se veproi në përputhje me një Traktat të Garancisë, të nënshkruar në 1960 kur u krijua Republika e Qipros, e cila lejon Greqinë, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar të ndërhyjnë në mosmarrëveshjet.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...