Google ADS

Erdoğan diskuton me Macron lidhur me situatën në Mesdheun Lindor

21:20 | 22 Shtator 2020
Arbresh.info

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan dhe Macron diskutuan marrëdhëniet Turqi-Francë, Turqi-BE, si dhe situatën në Mesdheun Lindor.

Presidenti turk i tha homologut të tij francez se Turqia përkrah dialogun dhe bashkëpunimin për të zgjidhur problemet.

Erdoğan theksoi se injorimi i të drejtave legjitime të Turqisë dhe Qipros Turke në Mesdheun Lindor janë shkaku e tensionit në rajon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme