Erdogan: Dikush po paguan shumë para për ta varrosur çështjen e Khashoggit

08:56 | 1 Korrik 2019
L G

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka thënë se “disa njerëz” po paguajnë “para të majme” për ta varrosur çështjen e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra në ambasadën saudite në Stamboll.

Erdogan, i cili foli me gazetarët pas takimit të G20 në Osaka të Japonisë, nuk dha detaje tjera për këtë rast, raporton Reuters.

Duke folur para samitit, Erdogan tha se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, duhet të tregojë se kush është vrasësi i kolumnistit të Washington Postit dhe shtoi se disa aspekte të vrasjes ende po mbahen të fshehura.

Khashoggi, njihej si një kritik i madh i familjes mbretërore saudite dhe gazetar i famshëm i cili ishte arratisur nga Arabia Saudite. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme