Erdoğan dhe Putin takohen në samitin e G20-tës

15:47 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Filloi takimi mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në margjinat e Samitit të Liderëve të G20-tës, raporton Anadolu Agency (AA).

Vazhdojnë takimet bilaterale të Erdoğan në Qendrën Costa Salguero në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, ku po mbahet samiti dyditor.

Takimi mes Erdoğan-Putin po zhvillohet i mbyllur për media.

Presidenti i Turqisë, më herët zhvilloi takime edhe me liderë të tjera botërorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme