Google ADS

Erdogan dhe Putin mbështesin hetimin për sulmin kimik në Siri

21:15 | 13 Prill 2017
Trina Galanxhi

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord që të mbështesin hetimin mbi armët kimike të përdorura gjatë javës së kaluar në Idlib.

Hetimi do të kryhet nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, transmeton portali arbresh.info.

Në një bisedë telefonike, Erdogan citohet t’i ketë thënë homologut të tij rus se përdorimi i armëve kimike është krim kundër njerëzimit.

Për sulmin e kryer me 4 prill në Khan Sheikhoun është fajësuar qeveria dhe forcat e presidentit Bashar al-Assad. Gjatë sulmit mbetën të vrarë dhjetëra persona, përfshirë edhe fëmijë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme