Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Joe Biden ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria Turke e Komunikimeve, Erdoğan dhe Biden ranë dakord mbi karakterin strategjik të marrëdhënies dypalëshe dhe rëndësinë e punës së përbashkët për të ndërtuar një bashkëpunim më të madh për çështje me interes të përbashkët.
Presidenti turk vuri në dukje se adresimi i çështjeve të pranisë së Organizatës Terroriste FETO në SHBA, si dhe mbështetja amerikane për grupin terrorist PKK/PYD në Siri, është e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, thuhet në kumtesë.
Të dy udhëheqësit kanë rënë dakord të takohen në margjinat e Samitit të Liderëve të NATO-s në qershor.
Kjo ishte biseda e parë telefonike mes Erdoğan-it dhe Biden-it që kur presidenti i amerikan mori detyrën në muajin janar.
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit