Një pasazh në një fjalim të presidentit turk në Recep Tayyip Erdogan gjatë samitit të fundit të G20-s në Osaka ka zgjuar vëmendjen e ka sjellë debat: Erdogan aty lëvdoi sistemin arsimor japonez, në të cilin disa universitete praktikojnë ndarjen e gjinive. 80 universitetet e grave në vendin e largët lindor janë një “një gjë shumë e rëndësishme”, tha ai dhe se mund të përfytyrojë të njëjtat hapa edhe në Turqi. Pas kthimit nga samiti, Erdogan i ritheksoi në Ankara avantazhet e sistemit arsimor me ndarje gjinore sipas modelit japonez, që ai e sheh të realizueshme edhe në universitetet turke. Erdogan ka këshilluar Këshillin e Arsimit të Lartë në Turqi, YÖK të trajtojë këtë temë.
Reagimet në shoqërinë turke, mes tyre edhe gra e feministe për këtë propozim për reforme të presidentit turk ishin mjaft kritike. Shumë e menduan si të papërshtatshme që pikërisht Japonia të merrej si model për një reformë të sistemit arsimor në Turqi. Në fund të fundit Japonia nuk është një vend shembullor në çështjet e barazisë gjinore. Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, 2018, që merret me pabarazinë gjinore në të gjithë botën, Japonia nga 140 vende, zë vendin e 110. Turqia renditet vetëm 20 vende më pas.
Aktivistet e grave të zemëruara
Fatmagül Berktay, studiuese e çështjeve politike dhe eksperte për të drejtat e grave, kujton, se universitetet mes ndarje gjinore në shekullin e 19-të ndiqnin qëllimin që t’u mundësonin femrave akcesin në universitete. Edhe në Japoni ato u krijuan me këtë qëllim. Por sot ndarja gjinore është një akt diskriminimi. Sistemi arsimor turk ka humbur shumë nga ana cilësore në vitet e fundit, prandaj ka probleme të tjera më të rëndësishme për të zgjidhur. “Sistemi ynë arsimor është kryesisht në gjendje të keqe, ne duhet urgjentisht të përmirësojmë nivelin e arsimit. E të flasësh tani për ndarjen gjinore, është thjesht pa kuptim.” Berktay përmend rezultatet e studimit, ABIDE, që verifikoi dijet e nxënësve turq, sipas të cilit, shumë nxënës kanë dobësi të mëdha në matematikë dhe turqisht.
Erdogan dhe lidershipi i partisë islam-konservatore, AKP argumentojnë, se ndarja e gjinive në institucionet aersimore do të rrisë nivelin e nxënies së njohurive. Për Berktay jologjike: “Po të shohësh nivelin e vajzave në shkolla fillore, shikon se rezultatet e tyre janë më të mira, se kurrë më parë, megjithëse ato marrin mësim bashkë me djemtë.”
“Fantazim nostalgjik”
Akademikja feministe, Aksu Bora nga Universiteti Hacettepe në Ankara e sheh iniciativën e presidentit turk, si “fantazim nostalgjik”. Sipas saj “asnjë grua, edhe ajo konservatore, nuk do në shekullin e 21 të studiojë në një universitet të tillë”. Edhe për Borën ka probleme të tjera në arsimin turk e nuk është problem ndarja gjinore.
Shumë opozitarëve në Turqi nuk u pëlqen politika gjithnjë e më fetare e retorika e presidentit turk. Zelal Ayman, një aktiviste për të drejtat e gruas, e shikon iniciativën e presidentit turk, si pjesë të një plani afatgjatë. “Universitetet e femrave janë një hap për të futur në popull më shumë fetari. Por ky është hapi i gabuar, ne duhet të çojmë përpara laicizmin. Universitetet e femrave na çojnë pas, jo përpara.”
Laicizmi – ndarja e shtetit nda feja- konsiderohet si një nga parimet bazë të Turqisë që në themelimin e shtetit në vitin 1923. Prandaj në Turqi deri më sot nuk ka asnjë universitet me ndarje gjinore. Themeluesi i Turqisë moderne, Kemal Atatürk e konsideronte ndarjen e shtetit nga feja si një nga “gjashtë shtyllat e shtetit turk”. Deri më sot njerëzit në Turqi janë të bindur për parimin e laicizmit. Pranda një ndarje gjinore në institucionet arsimore shihet me sy kritik. Për shumë turq kjo do të shkelte edhe parimin e laicizmit. Parimi bazë i barazisë gjinore është i mbrojtur edhe me ligj në Turqi. Në nenin e “Ligjit Themelor për Arsimin Kombëtar”, që u miratua në vitin 1973 thuhet: “Një mësimdhënie, ku marrin pjesë ë dyja gjinitë është pozitive.”/DW/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...