Google ADS

Erdogan dënon liderët arabë që mbështesin planin Trump pë Lindjen e Mesme

19:03 | 31 Janar 2020
Arbresh.info

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar sot vendet arabe që kanë mbështetur planin e prezantuar nga presidenti amerikan për Lindjen e Mesme, duke i akuzuar si “tradhtare.”

“Disa vende arabe që mbështesin një plan të tillë po kryejnë tradhti kundër Jerusalemit, si dhe kundër popujve të tyre, dhe më e rëndësishmja kundër të gjithë njerëzimit,” tha Erdogan në një takim të partisë së tij në Ankara.

Erdogan ka qenë kritik i ashpër i politikave të Izraelit ndaj palestinezëve, duke e përshkruar qëndrimin e vendeve myslimane ndaj planit Trump si “të mjerë,” teksa citonte Arabinë Saudite, Omanin, Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Në veçanti për Arabinë Saudite, ju që nuk ndjeheni fare. Kur do të flisni? Ju shikoi nga Omani, Bahrain apo Abu Dhabi,” akuzonte presidenti turk.
“Turp t’ju vijë! Turp! Si mund ta duartrokasin ato duar planin Trump, ky është një hap tradhtar”.

Ankaraja kategorikisht refuzon planin e prezantuar në Shtëpinë e Bardhë pasi sipas tyre “kërkon të shkatërrojë Palestinën dhe të sekuestrojë Jeruzalenim”.

“Nëse ne dështojmë sot në mbrojtjen e sekreteve të xhamisë së al-Aqsa, ne nuk do të mund të ndalojmë që të ligët nesër të hedhin sytë nga Kaaba,” tha Erdogan duke iu referuar dy vendeve të shenjta të Islamit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme