Erdogan: Deklaratat negative të Greqisë nuk mund të prishin raportet tona me NATO-n

20:27 | 2 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Deklaratat negative të Greqisë në NATO për Türkiye-n nuk mund të dëmtojnë raportet midis Ankarasë dhe aleancës, deklaroi sot presidenti turk, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qasja negative e Greqisë në NATO nuk i dobëson marrëdhëniet Türkiye-NATO”, deklaroi sot para gazetarëve Recep Tayip Erdoğan pas namazit të xhumasë nëIstanboll.

“Greqia nuk ka asnjë vlerë në NATO”, tha ai duke shtuar se aleanca është e fortë me Türkiye-n.

Vërejtjet e Erdoğan-it erdhën pasi komanda tokësore e NATO-s LANDCOM të martën shkroi një postim në Twitter për nder të 100-vjetorit të Ditës së Fitores së Türkiye-s, e cila shënon humbjet e mëdha të ushtrive pushtuese greke nga turqit në Betejën e Dumlupinar në vitin 1922 dhe e fshiu atë pasi Greqia i dorëzoi një ankesë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

LANDCOM të enjten postoi një postim të ri në Twitter për të uruar Türkiye-n me rastin e Ditës së Fitores, duke thënë: “Jemi mirënjohës që kemi Türkiye-n si vendin tonë nikoqir”.

Erdoğan tha se NATO “manovroi” dhe më vonë deklaroi se ata së bashku me Türkiye-n janë të fortë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme