Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se sot kishte urdhëruar Ministrinë e Jashtme që dhjetë ambasadorë perëndimorë t’i shpallë “persona non grata”, përkatësisht persona të padëshiruar.
Ai e mori këtë vendim për shkak të thirrjes për lirimin e filantropistit, Osman Kavala, shkruan ‘Reuters’ transmeton arbresh.info
Kavala ndodhet në burg që nga fundi i vitit 2017 dhe akuzohet për financimin e demonstratave në të gjithë vendin në vitin 2013 dhe për përfshirje në një grusht shteti të dështuar në vitin 2016. Ai mohon të gjitha akuzat.
Në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje për një “zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës”. /arbresh.info/
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton