Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se kostoja njerëzore dhe pasojat ekonomike nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) e kanë shndërruar atë në një krizë globale që përcakton epoka, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Me pasojat e saj ekonomike, pandemia u shndërrua në krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha presidenti Erdoğan.
Komentet e tij vijnë gjatë një takimi të bordit qendror ekzekutiv të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të mbajtur përmes video konferencës.
Turqia deri më tani ka regjistruar rreth 91 mijë raste të konfirmuara të koronavirusit dhe rreth 2.100 raste të vdekjeve.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sëmundjen e ka shpallur një pandemi globale.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA, deri më tani janë raportuar më shumë se 2.5 milionë raste në të gjithë botën, me rreth 172 mijë vdekje dhe rreth 660 mijë të shëruar.
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...