Administrata e Presidentit Joe Biden po e kushtëzon shitjen e avionëve luftarakë F-16 për Turqinë me ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.
Presidenti Tayyip Erdogan tha të dielën se kjo përbën shqetësim serioz për Turqinë.
Gjatë një konference shtypi pas takimit të G20 në Indi, zoti Erdogan tha se kishte biseduar me Presidentin Biden lidhur me blerjen e avionëve F-16 nga Turqia. Ai tha se zoti Biden e kishte lidhur blerjen e avionëve luftarakë me hapjen e dritës jeshile nga Ankaraja për anëtarësimin e Suedisë në NATO. “Kjo qasje na shqetëson seriozisht”, tha ai.
Turqia, pengesa kryesore në përpjekjet e anëtarësimit të Suedisë në NATO, kërkoi në vitin 2021 blerjen e avionëve dhe pajisjeve të tjera luftarake që kapin shumë prej rreth 100 miliardë dollarësh.
Pas disa muajsh kundërshtimesh, zoti Erdogan ra dakord gjatë takimit të NATO-s në muajin korrik që ta dërgojë kërkesën e Suedisë në parlamentin turk për shqyrtim.
Një ditë më vonë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, tha se Uashingtoni në konsultim me Kongresin do të vazhdojë me transferimin në Turqi të avionëve F-16.
Megjithatë, nuk është e qartë se kur do të shqyrtohet në parlamentin turk marrëveshja për Suedinë dhe se kur do të realizohet shitja e avionëve.
Ankaraja e ka akuzuar Suedinë se strehon militantë kundërshtarë të qeverisë turke, kryesisht anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Erdogan tha gjithashtu se Suedia duhet të “mbajë premtimet e saj” dhe të ndërmarrë më shumë hapa, mes tyre ekstradimin e militantëve të dyshuar të PKK-së dhe parandalimin e tubimeve pro-PKK-së në Suedi, përpara se Ankaraja ta shqyrtojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...