Google ADS

Erdogan bisedë telefonike me Trump

22:17 | 16 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës, mësohet se dy liderët në bisedë, krahas marrëdhënieve dypalëshe, këmbyen mendime për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, hetimet në vazhdim për organizatën terroriste FETO në SHBA, luftën kundër terrorizmit në Siri dhe raportet dypalëshe ekonomike.

Presidenti Erdoğan gjithashtu i ka përcjellë homologut amerikan ngushëllimet për viktimat e zjarreve pyjore në Kaliforni.

Dy liderët kanë rënë dakord për zbardhjen e vrasjes së Jamal Khashoggit në të gjitha aspektet dhe moslejimin e mbulimit të ngjarjes, ndërsa kanë vënë në dukje rëndësinë për luftën kundër të gjitha organizatave terroriste dhe bashkëpunimin më të ngushtë mes Republikës së Turqisë dhe SHBA-së.

Dy presidentët shprehën kënaqësinë e tyre për nisjen e patrullimeve të përbashkëta në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve për rajonin sirian Munbixh dhe diskutuan për përfundimin e procesit sa më parë.

Po ashtu, presidenti Erdoğan ka shprehur pritjet e tij që SHBA t’i japë fund ndihmave për degën siriane të organizatës terroriste PKK.

Pasi kanë përmendur rëndësinë e ndjekjes së çështjeve të diskutuara në Francë, dy liderët konfirmuan vendosmërinë e tyre për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ndërmjet vendeve të tyre në të gjitha fushat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme