Pas takimit në Soçi të Rusisë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se beson se ka “dobi të mëdha në vazhdimin e marrëdhënieve tona Turqi-Rusi duke u forcuar çdo ditë e më shumë”.
“Hapat që kemi hedhur bashkë lidhur me Sirinë paraqesin një rëndësi të madhe. Edhe paqja atje është e lidhur sërish me marrëdhëniet e Turqisë dhe Rusisë”, tha presidenti Erdoğan.
Nga ana tjetër, presidenti Putin tha se investimet e Turqisë në Rusi arritën në 1.5 miliardë dollarë, ndërsa investimet ruse në Turqi 6.5 miliardë dollarë. Ai theksoi se të gjitha projektet vazhdojnë në mënyrë të planifikuar.
“Vëllimi tregtar dypalësh Turqi-Rusi u rrit përafërsisht 50 për qind në 9 muajt e parë të këtij viti”, tha ai.
Duke folur për Malësinë e Karabakut, Putin theksoi se “bashkëpunimi ynë është një element i rëndësishëm si në arritjen e armëpushimit ashtu edhe në arritjen e një paqeje më të qëndrueshme në të ardhmen”.
Më tej, presidenti rus lidhur me marrëdhëniet e vendit të tij me Turqinë theksoi se bashkëpunimi vazhdon me sukses në arenën ndërkombëtare, duke shtuar se, “Këtu e kam fjalën për qëndrimet tona mbi Sirinë dhe Libinë”. /AA/
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...