Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se miliona sirianë, të cilët jetojnë në Turqi do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi Ankaraja të çlirojë nga terroristët Manbij, Tal Rifaat dhe rajonin në lindje të lumit Eufrat.
“Jemi të përkushtuar që në bashkëpunim me Rusinë, Iranin dhe SHBA-të dhe në veçanti me popullin sirian të shpëtojmë rajonin tonë nga fatkeqësia”, deklaroi presidenti Erdogan, gjatë një tubimi elektoral të kandidatëve komunal të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.
Turqia ka përfunduar të gjithë përgatitjet për një operacion të mundshëm ushtarak në lindje të Eufratit në veri të Sirisë, i cili sipas Ankarasë do të shërbejë për vendosjen e integritetit territorial në shtetin e shkatërruar nga lufta.
Erdogan në fjalimin e tij nënvizoi se rreth 300.000 sirianë tashmë janë kthyer në atdheun e tyre, që u mundësua përmes operacioneve ushtarake turke.
Ai foli edhe për grupin terrorist të ISIS, duke thënë se Turqia ishte i vetmi vend që luftonte kundër organizatës. “Kemi neutralizuar 3.000 anëtarë të ISIS në Al-Bab të Sirisë”, shtoi ai.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend