Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se asnjë shtetas evropian nuk mund të hedhë një hap në rrugë i sigurt, nëse Bashkimi Evropian do të vijojë të mbajë kundrejt Turqisë, një qëndrim armiqësor.
“I drejtohem edhe një herë evropianëve. Turqia nuk është një shtet që mund të sfidohet, kur luhet me nderin, ku ke të drejtë t’i dëbosh ministrat”, u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara.
“Mbarë bota po ndjek nga shumë afër se çfarë po ndodh. Nëse do të vijoni me të njëjtin qëndrim, nesër, asnjë evropian, asnjë perëndimor nuk mund të hedhë një hap i sigurt, i qetë në rrugë, askund në botë”, shtoi ai.
Këto deklarata vijnë ndërsa marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së janë tensionuar ndjeshëm në javët e fundit, pas ndalimit të disa takimeve elektorale te ministrave të Turiqisë në Gjermani dhe Holandë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...