Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se askush nuk mund të guxojë që të krijojë shtet të ri në Sirinë veriore, duke paralajmëruar se çdo përpjekje e tillë do të përfundojë si e “padobishme”.
Në fjalën e tij në një takim me administratorët lokalë njohur si mukhtar në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin e Ankarasë, Erdogan tha: “Ata që janë të gatshëm të krijojnë një territor të ri në Sirinë veriore, do ta pësojnë”, transmeton portali arbresh.info
Ai tha se Turqia nuk mund të jetë një mjet për politikat jokoherente të SHBA-ve dhe as nuk do të paguajë çmimin për pamjaftueshmërinë që vetë SHBA kishte treguar në lidhje me zhvillimet në rajon.
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve mbeten të tensionuara për shkak të kërkesës për ekstradim të Fetullah Gulen dhe për armatosjen e kurdëve./arbresh.info/
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...