Erdogan: Anulimi i kontratës për blerjen e sistemit mbrojtës rus, i pamundur

08:11 | 15 Mars 2019
Arbresh.info

Ai bëri koment në një intervistë me transmetuesin privat Haberturk.

Nuk është e mundur që Turqia të tërhiqet nga një marrëveshje me Rusinë, për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore, S-400, tha të enjten presidenti Tayyip Erdogan.

Ai bëri koment në një intervistë me transmetuesin privat Haberturk. I pyetur nëse është e mundur që Turqia të blejë S-400, por jo t’i aktivizojë, Erdogan tha se nuk ishte e mundur.

Uashingtoni ka paralajmëruar se prokurimi i sistemeve S-400 nga Rusia mund të rrezikojë marrëveshjet e industrisë së mbrojtjes midis aleatëve të NATO-s, transmeton “Tch”.

Departamenti i Shtetit i SH.B.A-ve javën e kaluar tha se Uashingtoni i kishte thënë Turqisë se nëse blen sistemet S-400, Shtetet e Bashkuara do të duhet të rivlerësojnë pjesëmarrjen e Ankarasë në programin luftarak Lockheed Martin F-35, pasi ky sistem i fundit nuk mund të bashkëjetojë me S400-ën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme