Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se synimi strategjik i Turqisë vazhdon të jetë anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian (BE) dhe se nuk do të lejojnë që qarqe të caktuara të pengojnë që Turqia të jetë vend i respektuar, i barabartë dhe anëtar i plotë në Union, raporton Anadolu Agency (AA).
“Anëtarësimi i plotë në BE vazhdon të jetë synimi ynë strategjik. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që qarqet të cilave ua dimë qëllimin, përpjekjet dhe brendësinë të pengojnë që Turqia të ketë vend të merituar në BE si anëtar i respektuar, i barabartë i plotë në BE”, tha Erdoğan në një konferencë për media në Aeroportin Ataturk në Stamboll para udhëtimit për në Bullgari për të marrë pjesë në Samitin e BE-së.
Në fjalën e tij, Erdoğan theksoi shpresën që Samiti në Varna të Bullgarisë të shërbejë për zgjidhjen e problemeve në rajon dhe më gjerë.
“Në samit do të bisedojmë për marrëveshjet e arritura më parë dhe zbatimin e tyre. Liderëve të BE-së do t’ua përsërisim pritjet tona për sa i përket sigurisë dhe çështjeve rajonale si dhe pritjet për intensifikimin e procesit për anëtarësimin të anëtarësimit dhe mënjanimin e barrierave politike dhe artificiale në këtë rrugë”, tha Erdoğan.
“Në përputhje me qëndrimin, forcën dhe rolin tonë aktiv në rajon dhe në botë, ne do t’i vazhdojmë bisedimet me BE-në”, shtoi presidenti turk, duke theksuar se deklaratat kundërproduktive nga disa qarqe të BE-së që janë në kundërshtim me parimet evropiane dhe nuk i përshtaten aleancës.
Erdoğan: Një zyrtar irakian do të mbërrijë në Turqi për të diskutuar Sinxharin
Erdoğan po ashtu njoftoi se një zyrtar irakian do të mbërrijë në Turqi për të disktuar mbi aktivitetet terroriste në rrethin Sinxhar të Irakut, ku ushtria irakiane hyri pas tërheqjes së terroristëve të PKK-së.
Presidenti turk afirmoi raportet se terroristët e PKK-së janë duke u tërhequr nga rrethi Sinxhar dhe trupat irakiane janë duke u vendosur në rajon, duke thënë se ushtria irakiane ka ndërhyrë kundër terroristëve.
Siç tha ai ai, ardhja e afërt e një zyrtari irakian në Turqi do të realizohet në mënyrë që të sigurojë informacion në lidhje me zhvillimet e fundit.
Presidenti turk bëri të ditur se zyrtari irakian do të takohet me Hakan Fidan, kreun e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Turke (MIT).
Ai shtoi se Turqia ishte e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme në rast të një kërcënimi të mundshëm ndaj vendit.
PKK së pari krijoi një terren në Sinxhar në vitin 2014 me preteksin se po “mbronte” komunitetin lokal Jezidët nga grupi terrorist DEASH.
Presidenti Erdoğan kohën e fundit poashtu paralajmëroi mundësinë e një fushate ushtarake që synon largimin e PKK-së nga Sinxhari./AA/
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...