Erdogan akuzon SHBA-të për financimin e Shtetit Islamik

21:53 | 19 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Uashingtonin për tradhëti ndaj Ankarasë dhe për “dhënien e shumë dollarëve” për terroristët e Shtetit Islamik.

Pretendimi vjen vetëm disa ditë pasi SHBA pranoi se lejoi qindra militant të armatosur të ISIS-it të largohen nga qyteti i rrethuar i Raqqas, në Siri, transmeton portali arbresh.info

“Ky është kryetitulli. Por çfarë keni bërë? Ju keni paguar shumë dollarë për Shtetin Islamik”, tha Erdogan, citon AFP.

Kjo nuk është hera e parë që Erdogan ka thënë që Uashingtoni ka “paguar për terroristët”.

Turqia ka pretenduar se ka “prova me fotografi dhe video” që dëshmojnë se SHBA-të kanë mbështetur Shtetin Islamik dhe milicitë kurde./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme