Nga: Nile Gardiener
Vetëm edhe dy muaj dhe bota do të përshëndetet me Presidentin Barack Obama. Në udhëtimin e tij të fundit jashtë Shtëpisë së Bardhë, Obama qëndroi në Berlin, ku gjatë një takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel paralajmëroi se ‘bota është duke shkuar drejt trazirave’.
Në vazhdën e fitores së Donald Trump-it, Obama dukej një figurë e zvogëluar, ashtu sikurse edhe zonja Merkel, e cila ka mbetur kujdestarja e vetme e regjimit liberal.
Era e ndryshimit tashmë ka përfshirë gjithë Perëndimin, duke sfiduar dekadat e urtësisë konvencionale, përmbysjen e konsensusit liberal dhe ringjalljen e një ndjenje të madhe të nacionalizmit dhe vetëvendosjes. Pa dyshim, fitorja e Brexit ishte një shenjë paralajmëruese për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Edhe pse fushata Brexit ishte e ndryshme nga ajo e Donald Trump, suksesi i të dyve që një tërmet që tronditi botën politike.
Mbi të gjitha, Brexit ishte një goditje për projektin evropian dhe një ide e supërnacionalizmit. Elitat sunduese në Evropë, nga Brukseli në Paris dhe Berlin, vazhdojnë të jetojnë me frikën e shpërbërjes së mundshme të BE-së.
Nëse Brexit ka sukses, që me gjasë do të ketë, pritet që edhe vendet tjera ta marrin shembull. Dhe tani ka të ngjarë që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar funksionimin e Brexit.
Vota e britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Evropian nuk ishte një humbje vetëm për eurokratët, por ishte edhe një shpullë në fytyrë për vetë Presidentin Obama.
Obama i cili kishte investuar shumë në fushatën ‘Remain’ për mos daljen e Britanisë nga BE-ja, kërcënoi edhe me marrëveshjen e tregtisë së lirë nëse britanikët do të votonin ‘Leave’, por fitorja e Brexit tregoi se çështjet e sovranitetit dhe se përpjekjet për të shtypur dështojnë.
Është e vështirë të besohet se Bashkimi Evropian do të mbijetojë në formën e saj aktuale, sidomos pas rritjes së tensioneve mbi fluksin e refugjatëve, krizës së rritjes së borxhit në eurozonë dhe rritjes së kërcënimeve të nga militantët islamikë.
Nacionalizmi i tepruar shkon ndesh më parimet e historisë dhe instinktit njerëzor dhe me siguri një gjendje e tillë do të na dërgojë drejt rrugës së dinozaurëve. Megjithatë, kjo nuk duhet të zëvendësohet me izolim.
Përkundër sfondit të rrezikshmërisë në botë, rritjes së ISIS-it, rilindjes së Perandorisë Ruse, perspectives së Iranit bërthamor, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe duhet të jenë të përgatitura për udhëheqje.
Në fund të ditës, kombet që qëndrojnë kundër terrorizmit dhe tiranisë janë ato që qëndrojnë dhe ajo kombet ëndërrimtare që rrinë ulur në Komisionin Evropian ose Parlamentin Evropian.
Regjimi liberal është duke dhënë shpirt në Evropë dhe liderët e saj, në vend se të pajtohen me ndryshimin, vazhdojnë të drejtojnë anijen që po fundoset.
Burimi: CNN
Përktheu: Koalb.com
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtimi sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...