Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Kinë dhe 600 të tjerë konfirmohen si të infektuar nga virusi misterioz në Wuhan, virus që mund të përhapet në të gjithë botën nga Azia.
Kina, është detyruar të izolojë qytetin prej 11 milion banorësh që prej ditës së sotme (e enjte) në mënyrë që të parandalojë përhapjen e mëtejshme të virusit vdekjeprurës.
Transporti publik është mbyllur dhe autoritetet i bëjnë thirrje njerëzve që të paktën për 1 javë të mos lëvizin nga shtëpitë e tyre shkruan CNN përcjell arbresh.info
Çfarë është ky virus?
Ky lloj virusi jo pa qëllim u quajt fillimisht “misterioz”, pasi për shkencën ishte tërësisht i panjohur. Pas analizave, zyrtarët në Kinë dhe Organizata Botërore e Shëndetit dolën në përfundimin se infeskioni është koronavirus. Koronavirus janë familje e gjerë virusesh, por vetëm 6 prej tyre, bashkë me këte virus të ri numri shkon në 7 që mund të prekin njerëzit.
Si shfaqet tek njerëzit?
Ky lloj virusi shkakton sëmundje të rëndë në mushkëri duke shkaktuar edhe vdekjen e njerëzve. Simptomat e para të koronavirusit janë të ngjashme me atë të një të ftohti të lehtë (rrufë, probleme me frymëmarrjen), por i çon të infektuarit gjerë në vdekje. Ndonëse fillimisht shkencëtarët mendonin se ai mund të transmetohej vetëm nga kafshët tek njeriu, Kina konfirmoi se virusi mund të përhapet nga njeriu tek njeriu.
Organizata Botërore e Shëndetit do të mbajë sot një takim ku do të vendosin nëse përhapja e virusit të Wuhan-it përbën “kërcënim emergjent në nivel ndërkombëtar për shëndetin publik” ose jo.
Përveç Kinës, SHBA-ja konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në territorin e tyre. Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve pohoi se virusi me origjinë nga Kina, është zbuluar tek një shtetas amerikan që mbërriti në Seattle nga Kina.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...