Ende nuk mund të përcaktohet shkaku i zhdukjes së fluturimit MH370

12:10 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Hetuesit thanë se nuk janë ende në gjendje të përcaktojnë shkakun e zhdukjes së fluturimit të pasagjerëve MH370, më shumë se katër vjet pas fatkeqësisë.

Aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines, me 239 njerëz në bord, ka qenë duke fluturuar nga Kuala Lampuri për në Pekin kur është zhdukur më 8 mars të vitit 2014.

Në raportin e publikuar të hënën, një ekip prej 19 anëtarësh, përfshrë ekspertë ndërkombëtarë, përsëriti pohimin e mëhershëm të Malajzisë se Boeingu 777 ka devijuar me dashje dhe se ka fluturuar për më shumë se shtatë orë, pas përkeqësimit të komunikimeve.

Raporti thotë se shkaku i zhdukjes nuk mund të përcaktohet ende dhe se “mundësia e ndërhyrjes nga një palë e tretë nuk mund të përjashtohet”.

I pyetur nëse do të zbulohet ndonjëherë se çfarë ka ndodhur me aeroplanin, kreu i ekipit hetues, Kok Soo Chon, u tha gazetarëve se “përgjigjja mund të jetë përfundimtare vetëm nëse gjenden rrënojat”.

Në bazë të spekulimeve, fatkeqësia mund të jetë një aksident, një rrëmbim ose një komplot terrori.

Të ngjashme