Presidenti amerikan ende nuk është zgjedhur.
Ju mund të habiteni kur shihni se akoma është duke pritur të kemi një fitues të konfirmuar nga zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 3 nëntor, transmeton portali arbresh.info
Numërimi i votave vazhdon ngadalë, por tendenca tregon që kandidati demokrat Joe Biden po bën më mirë sesa presidenti i tanishëm Donald Trump.
Janë vetëm 17 vota të kolegjit elektoral që ndajnë Biden nga 270 të nevojshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Në një fjalim të premten në mbrëmje, Biden nuk arriti të deklarojë fitoren e plotë, por tha se ai do të fitojë zgjedhjet “me një shumicë të qartë, me kombin prapa nesh”.
Sidoqoftë, ai pranoi ndarjet e vendit dhe u kërkoi amerikanëve që “të linin pas zemërimin dhe demonizimin”, duke shtuar: “Ne mund të jemi kundërshtarë, por nuk jemi armiq”.
Biden është përpara Trump në shtetet e mbetura të fushës së betejës, të cilat janë çelësi i fitores: Pensilvania, ku Biden aktualisht po udhëheq me 28,883 vota, ka numrin më të madh të votave të kolegjit elektoral nga ndonjë prej shteteve të mbetura dhe vetëm fitimi atje do ta shtynte Biden më lartë se 270. Një hendek i ngjashëm në është edhe në Arizona, ku Biden është përpara Trump me 29,861 vota. Kandidati Demokrat është gjithashtu në krye në Nevada, me 22,657 vota Ndërsa Biden është gjithashtu para në Gjeorgji, diferenca është e hollë – me pak më shumë se 4,395 votat që ndajnë dy kandidatët.
Zyrtarët atje kanë thënë se do të bëhet një rinumërim Presidenti Donald Trump nuk u shfaq në publik të premten, por ai paralajmëroi Biden në Twitter të mos pretendonte fitoren, duke thënë se procedurat ligjore “sapo kishin filluar”./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...