Ende nuk dihet asgjë për 25 vjeçaren nga Maqedonia e cila u zhduk në Los Angeles më 23 shkurt.
Një aktore premtuese në Hollivud është zhdukur prej më shumë se një jave. Adea Shabani nga Maqedonia prej dy vjetësh jetonte në Los Angeles ku po synonte një karrierë si aktore.
Policia zhdukjen e saj tani e quan të dyshimtë dhe po kërkon ndihmë për gjetjen e saj.
Adea Shabani herën e fundit u largua nga shtëpia e saj në Wilcox Avenue në Santa Clarita rreth orës 11:00 të mëngjesit.
Dera e saj ishte e pa mbyllur pasi ajo priste të rikthehej shpejtë, thonë miqtë e saj.
Që nga 26 shkurti, miqtë dhe familja e saj nuk kanë dëgjuar asgjë nga ajo.
Nëna e 25 vjeçares ka udhëtuar në Kaliforni për të ndihmuar kërkimet dhe ka angazhuar një hetues privat.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...