Përderisa shumë shkencëtarë po garojnë për të gjetur vaksinën e duhur kundër koronavirusit, studiues të tjerë janë duke u marrë me gjetjen e origjinës së koronavirusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbledhur një ekip ndërkombëtar prej 10 shkencëtarësh për të gjetur origjinën e virusit.
Ata do të duhet të hetojnë si kafshët e dyshuara, ashtu edhe si mund të jenë infektuar pacientët e pare, transmeton portal arbresh.info, duke cituar agjencinë e lajmeve AFP.
“Ne duam të dimë origjinën dhe do të bëjmë gjithçka për të njohur origjinën,” u tha gazetarëve të hënën shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Megjithatë, asgjë nuk është e sigurtë.
Rastet e para të koronavirusit u raportuan në qytetin kinez të Ëuhanit, përpara se vendet tjera të regjistronin rastet në rritje.
OBSH tha se rastet e para në Ëuhan besohet se janë regjistruar në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.
Por “aty ku zbulohet një epidemi nuk pasqyron domosdoshmërisht se nga filloi”, shtoi ajo në një raport të nëntorit. Në muajt e fundit, studiuesit në vende të ndryshme kanë sugjeruar që rastet mund të kenë kaluar pa u vërejtur shumë para dhjetorit 2019, bazuar në analizën e ujërave të ndotura ose mostrave të gjakut.
Por ka një mungesë të “provave të qarta” për të mbështetur këto pretendime, tha Etienne Simon-Loriere, i departamentit të virologjisë në Institut Pasteur në Paris.
Turistët sfidojnë pandeminë, zgjedhin Korçën për festat e nëntorit
Për të krijuar një pemë familjare të virusit, studiuesit mbështeten në analizën gjenetike.
Kjo mund të ndihmojë “për të kuptuar më mirë dinamikën e transmetimit, veçanërisht se si virusi mund të ketë evoluar me kalimin e kohës dhe se si grupe mund të lidhen në kohë dhe vend”, tha OBSH.
Shkencëtarët, megjithatë, kanë ardhur në përfudnim se sëmundja ka origjinë shtazore.
“Pyetja e madhe është se çfarë e çoi atë të hidhej në njerëz,” tha Etienne Simon-Loriere për AFP.
Hetuesit e OBSH-së do të duhet ta sqarojnë këtë pikë duke hetuar tregun e lagësht në Ëuhan, i cili shiste kafshë të gjalla dhe të egra dhe ka qenë i lidhur me shumë nga rastet e hershme.
Një tjetër teori e origjinës që vërtitej në thashethemet e komplotit për muaj me radhë ishte se Instituti i Virologjisë Ëuhan ishte i përfshirë në shpërthimin e pandemisë.
Në sfondin e tensioneve diplomatike, Presidenti i SHBA Donald Trump mbrojti idenë, duke pretenduar se virusi mund të ketë rrjedhur nga laboratori i biosigurisë.
Kina ka reaguar dhe ka mohuar të gjitha pretendimet.
Sipas shkencëtare ideja e një shpëtimi laboratorik nuk mund të përjashtohet.
OBSH thotë se të kuptuarit se si filloi një epidemi është “thelbësore për të parandaluar prezantimet e mëtejshme të popullatës njerëzore”.
Por ajo ka paralajmëruar që procesi i gjurmimit se si një sëmundje u hodh nga kafshët “është një gjë që mund të kërkojë vite për t’u zgjidhur”.
OBSH shpreson që misteri rreth origjinës së gjetjes së koronavirusit të gjindet sa më shpejtë.
Megjithatë, disa shkencëtarë kanë shprehur shqetësim se agjencia mund të ketë lejuar Kinën të diktojë kushtet e një hetimi ndërkombëtar për origjinën e virusit./arbresh.info/
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...