Vala e sulmeve kibernetike që tronditën Europën dhe Azinë ka rënë ndjeshëm, por frika nuk është fashitur ende. Shumë firma punësuan ekspertë gjatë fundjavës për të parandaluar infektimet e reja dhe tabloja e përgjithshme sot në kontinentin e vjetër duket shumë më e mirë.
“Numri i të prekurve prej sulmeve të tilla nuk është rritur më dhe situata në Europë paraqitet e stabilizuar”, tha për “France Press” zëdhënësi i “EUROPOL”-it, Jan Op Gen Oorth.
Në ditën e parë të javës, megjithatë, punonjësit janë këshilluar të bëjnë kujdes. Mes organizatave të shënjestruara në mbarë globin ishte rrjeti hekurudhor gjerman “Deutsche Bahn”, operatori spanjoll i telekomunikacionit “Telefonica”, gjiganti amerikan i logjistikës “FedEx” dhe Ministria e Brendshme ruse.
Në Azi, ndërkohë, pati mjaft probleme e autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë e një ripërsëritjeje të situatës.
“Për momentin, 70 deri në 80% e sistemit është ‘online’. Disa veprime të caktuara nuk i bëjmë dot, siç është për shembull lidhja me internetin, sepse u shkëputëm për pak kohë. Kështu që nuk hyjmë dot te baza e të dhënave të pacientëve në faqen e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar”, tha Abdul Kadir, drejtor i spitalit “Dharmais” në Indonezi.
Kodi dëmtues i sulmit kibernetik, i pagëzuar “ WannaCry” bllokoi kompjuterat e mbi 200 mijë personave në 150 vende të botës. Më së shumti, ai goditi rrjetet kompjuterike të spitaleve, bankave dhe agjencive qeveritare.
Episodi do të kishte marrë përmasa shumë më të mëdha, nëse nuk do të ishte ndaluar rastësisht nga dy të rinj: 22-vjeçari britanik Marcus Hutchins, i specializuar në programimin kompjuterik dhe një inxhiner 20-vjeçar amerikan, i specializuar në sigurinë kibernetike.
Ndërhyrja e tyre, por sidomos britanikut Hutchins mund t’i ketë kursyer miliona dollarë kompanive private dhe atyre qeveritare, ndërsa frenoi përhapjen masive të virusit në SHBA dhe vende të tjera.
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton