Empire State me ngjyra të Lakers për nder të Bryant

12:25 | 28 Janar 2020
Arbresh Info

Simboli i New York, Empire State, është ndriçuar me ngjyrat e Los Angeles Lakers

New York i ka dhënë lamtumirën e fundit dhe nderime yllit të basketbollit Kobe Bryant, i cili në moshën 41 vjeçare humbi jetën në fatkeqësi helikopteri.

Simboli i New Yorkut, Empire State, është ndriçuar me ngjyrat e Los Angeles Lakers.

Bryant me Lakers-at ka fituar pesë tituj kampioni në NBA. Dy herë është shpallur MVP i finaleve të ligës NBA, ndërsa 18 herë ka marrë pjesë në ndeshjet All Star. Karrierën e tij e filloi në vitin 1996, ndërsa e përfundoi në vitin 2016.

Ylli amerikan i basketbollit Kobe Bryant (41) humbi jetën në një fatkeqësi helikopteri më 26 janar të vitit 2020, në Calabasas të Kalifornisë./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme