Presidenti francez dhe kancelari gjerman do të shkojnë në Moskë dhe Kiev në javët e ardhshme, duke shtuar përpjekjet diplomatike për të penguar presidentin rus, Vladimir Putin për nisjen e një pushtimi në Ukrainë dhe për të gjetur një rrugëdalje nga tensionet në rritje.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Emmanuel Macron i Francës planifikon të vizitojë Moskën të hënën ndërsa Kievin të martën. Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë në Kiev më 14 shkurt dhe në Moskë më 15 shkurt.
Vizitat e nivelit të lartë vijnë pasi Kina ka mbështetur kërkesën e Rusisë që NATO të përjashtohet nga zgjerimi në Ukrainë dhe pasi SHBA-ja akuzoi Kremlinin të enjten për një komplot të përpunuar për të sajuar një sulm nga forcat ukrainase në mënyrë që Rusia të mund ta përdorte si pretekst për të ndërmarrë veprime ushtarake.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë informacione të detajuara që mbështesin pretendimet, të cilat Moska i ka mohuar me forcë.
Derisa Franca është një lojtar kryesor në NATO dhe po lëviz trupat në Rumani si pjesë e përgatitjes së aleancës për veprime të mundshme ruse, Macron ka qenë gjithashtu duke nxitur në mënyrë aktive për dialog me Putinin dhe ka folur me të disa herë në javët e fundit. Të dy do të mbajnë një takim kokë me kokë të hënën, tha zyra e Macron të premten.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...